Site icon Telegrafi

Ledri Vula merr vaksinën anti-COVID

Ledri Vula merr vaksinën anti-COVID në Shqipëri (Foto: Telegrafi)

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, është vaksinuar kundër virusit COVID-19.

Këtë proces ai e ka kryer në Shqipëri, pasi tash e sa kohë posedon pasaportën shqiptare.

Telegrafi ka qenë prezent në momentit e vaksinimit të tij, duke sjell pamje ekskluzive nga momenti kur reperi nga Prishtina u vaksinua në një nga qendrat e shpërndarjes së vaksinave në Tiranë.

Me të parë yllin e hip-hopit prezent në sallë, shumë prej të rinjve të pranishëm kanë shfrytëzuar rastin që edhe të bëjnë nga një fotografi me të.

Ledri Vula merr vaksinën anti-COVID në Shqipëri (Foto: Telegrafi)

Shqipëria përndryshe ka ecur me një ritëm relativisht të shpejt të vaksinimit, përkundrejt Kosovës e cila ngelet më mbrapa në këtë drejtim.

Lexo po ashtu Ledri Vula publikon këngën e re "Don Mo" - pjesë e klipit edhe Morena Taraku me paraqitje provokuese

Ritmi i shpejtë i marrjes së vaksinave në Shqipëri ka qenë një avantazh për shqiptarët e Kosovës që posedojnë pasaportë shqiptare, që të mund ta marrin vaksinën anti-COVID në shtetin amë.

Ledri Vula merr vaksinën anti-COVID në Shqipëri (Foto: Telegrafi)

Në anën tjetër, Ledri Vula ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor me titull “Don Mo”.

E veçanta e këtij projekti është prezenca e modeles bukuroshe Morena Taraku në klip, e cila ka dhuruar një performancë mjaft atraktive dhe provokuese për shikuesit e videos muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version