Telegrafi

Ledri Vula, Lumi B, Gjiko dhe Skerdi vijnë sërish në bashkëpunim, kësaj radhe sjellin “Pablo” (Video)

Reperët e njohur të labelit “RedBox Entertainment” Ledri Vula, Gjiko, Lumi B dhe Skerdi sollën bashkëpunimin e tyre të parë vitin e kaluar, këngën “Messi”, një remiks të këngës së famshme të reperit të njohur Dappy.

Ndërkohë, këtë herë ata vijnë sërish në bashkëpunim, në një këngë me titull “Pablo”, një remiks i Lock Hoh.

Kënga është remiksuar nga producenti Big Bang Beats në studion “RedBox”, ndërsa tekstin e kanë shkruar vet reperët.

“Pablo” është publikuar në YouTube vetëm në versionin audio. /Telegrafi/