Telegrafi

Ledri Vula, Lorik Cana e Edi Kastrati nderohen me mirënjohjen “Nderi i Gjakovës”

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, futbollisti Lorik Cana e aktori Edi Kastrati janë nderuar me çmimin “Nderi i Gjakovës”.

Por jo vetëm këta, një numër i madh figurash të njohura të qytetit të Gjakovës, u nderuan me mirënjohje për kontributin e tyre në këtë qytet.

Foto: Edi Kastrati/Facebook

Ceremonia në fjalë për ndarjen e këtyre shpërblimeve është organizuar nga kryetari i komunës, Ardian Gjini.

Ka qenë aktori i njohur, Edi Kastrati, ai i cili ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, shpërblimet që kanë marrë nga kjo ceremoni.

Foto: Edi Kastrati/Facebook

“I nderuar kryetar Ardian Gjini, në eksperiencën time te deritanishme kam mësuar se,njerëzit do të harrojnë atë që keni thënë, njerëzit do të harrojnë atë që keni bërë por njerëzit kurrë nuk do të harrojnë se si i keni bërë ata të ndjehen.

Andaj kjo ndjenjë që më është dhuruar me këtë nderë që më keni bërë për mua do te jetë e pa harrueshme, faleminderit shumë”, ka shkruar Kastrati në postimin e tij. /Telegrafi/

Foto: Edi Kastrati/Facebook