Telegrafi

Ledri Vula i kushton këngë dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës (Video)

Ledri Vula kishte kohë pa sjell ndonjë këngë të re për tregun muzikor shqiptar.

Por, këngëtari në vigjiljen e shënimit të përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës, ka sjell edhe një këngë të re.

“I vogël”, titullohet kënga më e re e reperit, i cili e ka shoqëruar me një videoklip të veçantë.

Madje, ai këtë këngë ia dedikuar dhjetë vjetorit të Pavarësisë së shtetit tonë.

Theksojmë se kënga është krijuar nga Redbox Entertainment dhe Neser Music.

Gjithashtu reperi është edhe autor i tekstit të këngës ndërsa videoklipi është punuar prej kompanisë Pinkmoon.

Ndryshe, ky nuk do të jetë klipi i fundit i këngëtarit për këtë vit dhe pritet të sjell edhe disa të tjera. /Telegrafi/