Telegrafi

Ledri Vula kurrë nuk ka dashur të bëhej këngëtar, ja cila ishte ëndrra e tij

Ledri Vula është një ndër këngëtarët më të pëlqyer të publikut shqiptar.

Megjithëse është një ndër këngëtarët më të suksesshëm në estradën tonë, ai ka zbuluar se ka ëndërruar diçka tjetër të bëhet në jetë.

“Ëndrra ime më e madhe në jetë ishte të bëhesha basketbollist dhe të luaja në NBA. Po ja që u bëra këngëtar”, ka thënë Ledri në NIN, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se këngëtari ka qenë një kohë basketbollist profesionist i skuadrës RTV 21 dhe Exclusive.

Ndryshe, Ledri është duke shijuar momentet të suksesit së këngës së fundit “King” dhe së qeni pjesë e imazhit të Prince Caffes. /Telegrafi/