Site icon Telegrafi

Ledri Vula konfirmon se po bëhet baba për herë të parë, zbulon gjininë e foshnjës

Reperi i njohur Ledri Vula ka konfirmuar se po bëhet baba për herë të parë.

Artisti shqiptar ka ndarë një video në llogarinë e tij personale, Instagram, ndërsa shfaqet krah partneres së tij, Sara Hoxha, duke zbuluar gjininë e foshnjës.

Çifti, që prej disa muajsh kanë pushtuar faqet rozë, bënë të ditur se janë në pritje të një vajze.

Ledri Vula dhe Sara Hoxha (Foto: Instagram)

“Jam ka vdes sytë me t’i pa”, ka shkruar ai krahas videos – kjo pasi në një intervistë deklaroi se te Sara pëlqen më shumë sytë dhe karakterin që ka.

Në po të njëjtin postim, dyshja shfaqen tejet të emocionuar dhe shumë të lumtur për ardhjen e re që pritet të vijë së shpejti.

Lexo po ashtu Fotografia e Sara Hoxhës nxit reagime nga fansat, pretendojnë se është shtatzënë

Urimet kanë qenë të shumta që ka pranuar nga miqtë e fansat e po ashtu edhe nga personazhe të famshme publike.

Ledri dhe Sara prej vitesh shijojnë romancën e tyre, por vazhdojnë të ruajnë me shumë fanatizëm këtë pjesë të rëndësishme të jetës. /Telegrafi/

Exit mobile version