Reperi i njohur Ledri Vula në natën e 17 shkurtit performoi para publikut shqiptar në sheshin “Skënderbej” në koncertin e organizuar për 10 vjetorin e Pavarësisë.
Në të njëjtin koncert ka performuar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Reperi Ledri Vula në ditën e Pavarësisë publikoi edhe një këngë me titull “I vogël” dedikuar Pavarësisë së Kosovës.
Ai ka publikuar së fundmi një video të shkurtër në rrjetin social Instagram, përmes së cilës ka shfaqur momentet më emocionuese nga performanca e tij.
“I vogël” ka qenë përshkrimi që reperi i ka lënë videos, e cila për gjatë gjithë kolazhit shoqërohet nga kënga më e fundit e reperit.
Koncerti i 10 vjetorit të Pavarësisë, i mbajtur në Prishtinë, mendohet se ka mbledhur rreth 300 mijë qytetarë në sheshin e Prishtinës. /Telegrafi/