Ledri Vula ka folur rreth projektit të fundit ‘U harrum’.
Këtë të fundit e ka shoqëruar me videoklip, të cilin e ka realizuar në kryeqytetin portugez, Lisbonën.
Ai ka thënë për Reload RTV Dukagjinit se xhirimet kanë zgjatur nga 12 orë për dy ditë dhe se xhirimet i ka financuar vet në Portugali.
“Kemi punuar dy ditë nga 12 orë deri sa klipi është xhiruar. Të gjitha xhirimet janë bërë në kryeqytetin e Lisbonës së Portugalisë. Unë e kam pasur ëndërr të vizitojë Portugalinë. Të gjitha gjërat janë financuar prej meje në shtetin portugez, ani pse kam kërkuar ndihmë”, ka thënë ndër të tjerash Ledri Vula.
Ndryshe, kënga për 72 orë deri më tani është parë mbi 1.2 milion herë në YouTube. /Telegrafi/