Telegrafi

Ledri Vula feston ditëlindjen, merr urime të shumta prej kolegëve të estradës

Ai erdhi në jetë më 10 korrik të vitit 1986 dhe është fëmija i vetëm i çiftit Agron dhe Xheraldina Vulës.

E sot, prishtinasi që i ka rrëmbyer zemrat e shumë fansave, me rastin e ditëlindjes ka marrë shumë urime nga miq dhe familjarë.

Nuk munguan edhe urimet e kolegëve të estradës muzikore shqiptar duke përfshirë McKreshën, Lumi B., Mozzik e Dhurata Dora.

“Bukuroshi jem History kena me bo”, ka shkruar Lumi B., gjersa MC Kresha kishte lënë një mesazh të tillë, “Happy RRushDay u bofsh 100 vjeç…Shëndet, Lumturi, Familje”.

Deri më sot ka pasur shumë suksese të njëpasnjëshme, ku gjatë kësaj sezone ka sjell disa këngë dhe ka mbajtur koncerte të shumta.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Ledri Vulës

Por, nuk harrohen as këngët e publikuara vite me parë si “100 probleme”, “Një gotë për ty”, “U harrum” e të tjera.

Ndryshe, Ledri është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/