Telegrafi

Ledri Vula e bën të mërkurën të duket vikend në Duplex Premium

Hip hop ylli, Ledri Vula ka qenë prezent në destinacionin e preferuar të të rinjve të mërkurën mbrëma.

Edhe pse jo në një prej sezonave kulmore, dallimi nuk u vërejt aspak të mërkuërn mbrëma kur reperi performoi në qytetin ku ishte lindur dhe rritur.

Ai u ngjit në skenë duke performuar këngët e fundit të tij, teksa radhët e gjata në pritje ishin të mëdha.

Reperi performoi një varg të hiteve të tij bashkë me publikun, teksa ai u shfaq me stil të ri të flokëve.

Ledri në skenë u shoqërua për një këngë edhe nga artisti i ri Kidda, i cili performoi një këngë.

Netët e mëdha në Duplex vazhdojnë të premtën me një “duel” të deejayve të kërkuar të skenës, Flow dhe Sardit.

Ledri nga ana tjetër ka paralajmëruar edhe albumin e tij të ri për vitin 2018. /Telegrafi/