Telegrafi

Ledri Vula dhuron performancë spektakolare në “Sunny Hill”

Mbrëmë në parkun e kryeqytetit, në Gërmi, është mbajtur nata e dytë e festivalit “Sunny Hill”.

Në mesin e shumë yjeve, njëri nga reperët shqiptarë i cili ka performuar është edhe Ledri Vula.

Si çdo herë tjetër, 33 vjeçari krijoi një atmosferë të paharruar, gjersa interpretoi disa nga hitet e tij.

I njëjti u mirëprit nga publiku, derisa po vazhdon të mbetet njëri nga artistët më të kërkuar të estradës tonë.

Përveç Ledrit, mbrëmë kanë performuar edhe G4shi, Lumi B, PINT, Buta, Dj Flow Nushi dhe Kida.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sunny Hill Festival

Ndërkaq, ky është edicioni i dytë i këtij festivali të organizuar nga ish-anëtari i grupit “ODA”, Dukagjin Lipa. /Telegrafi/