Telegrafi

Ledri Vula dhe Sara Hoxha, ndër të famshmit tjerë që po kalojnë pushimet në Dubai

Ledri Vula dhe Sara Hoxha (Foto: Instagram)

Çifti i njohur i showbizit shqiptar, Ledri Vula dhe Sara Hoxha, kanë nisur pushimet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Si një pjesë e madhe e yjeve shqiptare, dyshja përmes rrjeteve sociale zbuluan se si destinacion të udhëtimit luksoz kanë zgjedhur Dubain.

Ata duket se po argëtohen tejet shumë në praninë e njëri-tjetrit të shoqëruar po ashtu edhe nga vajza e tyre, Poem Blu.

Ledri Vula (Foto: Instagram)

“Në pushime”, ka shkruar Vula në një postim fillimisht të publikuar ditën e djeshme gjatë nisjes nga aeroporti i Prishtinës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Morena Taraku

Sara sot (e hënë) ndau një tjetër imazh në InstaStory me një pamje të mrekullueshme nga Dubai.

Sara Hoxha (Foto: Instagram)

Ledri dhe Sara u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit që lamë pas.

Reperi në anën tjetër këtë periudhë përfshirë edhe pandeminë me COVID-19 ka qenë më i tërhequr nga muzika. /Telegrafi/