Reperi Ledri Vula është duke i shijuar ditët më të mira të atësisë.
Ai u bë baba për herë të parë në muajin dhjetor, pasi partnerja e tij, Sara, solli në jetë një vajzë të cilën dyshja e pagëzuan me emrin Poem Blu.
E ditët e lumtura të atësisë po i shijon edhe futbollisti i njohur i Përfaqësueses së Kosovës, i cili është bërë baba në maj të vitit të kaluar.
Ai është baba i një djali, të cilin ai dhe bashkëshortja e tij e kanë pagëzuar me emrin Belkiz Kera.
Ledri dhe Miloti duket se kanë krijuar një miqësi shumë të mirë familjare me njëri-tjetrin.
Ka qenë reperi i njohur ai i cili ka publikuar së fundmi një fotografi në InsatStory, ku të dy ata shihen në një shëtitje me karrocat dhe fëmijët e tyre.
“Koha e garës”, ka shkruar Vula në InstaStory, ndërsa shihen mjaft të lumtur me fëmijët e tyre në fotografi. /Telegrafi/