Site icon Telegrafi

Ledri sjell video nga Kuvendi, ka një porosi për publikun rreth festivalit “Sunny Hill”

Ledri Vula (Foto: Instagram/ledrivula)

Ledri Vula nuk ka dyshim se është një prej reperëve më të pëlqyer shqiptarë.

Ai pritet të performojë në festivalin “Sunny Hill”, i cili pritet të mbahet më 2,3 dhe 4 gusht, teksa do jenë tri netë të mahnitshme me yje ndërkombëtarë dhe vendorë.

Kështu, këngëtari 33-vjeçar në rrjetet sociale ka publikuar një video nga Kuvendi, përmes së cilës jep një porosi për qytetarët.

“Të nderuar qytetarë, ju lus që ta kurseni zërin dhe energjinë, me datën 3 gusht në ‘Sunny Hill’ do të ndezim atmosferën, i juaji Ledri Vula”, ka thënë mes të tjerash ai.

Lexo po ashtu Konfirmohet edhe prezenca e Ledri Vulës në festivalin "Sunny Hill" këtë vit

Në ndërkohë, sot janë publikuar edhe emrat e artistëve që do performojnë tri netë radhazi në “Sunny Hill”, përfshirë edhe Miley Cyrus, Calvin Harris dhe Gashi.

Për dallim nga viti i kaluar, Dua Lipa sivjet do jetë vetëm si spektatore VIP në këtë festival të organizuar nga babai i saj, Dukagjin Lipa. /Telegrafi/

Exit mobile version