Telegrafi

Ledri shtrihet në aeroport (Foto)

Reperi i njohur Ledri Vula së fundmi ka udhëtuar drejt Suedisë, ku do të mbajë një koncert për shqiptarët që jetojnë atje.

Por mesa duket udhëtimet e largëta janë mjaft të lodhshme për reperin, sa që detyrohet edhe të shtrihet për të pushuar pak sapo mbërrin në destinacionin e radhës.

Ledri ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet i shtrirë në ulëset e aeroportit të Malmos, teksa vështron përreth.

Sa i përket projekteve muzikore, është bërë e ditur se shumë shpejt ai do të vijë në një bashkëpunim me reperin Vig Poppa. /Telegrafi/