I ftuar në emisionin e kësaj jave të “Thumb” nga Aulona dhe Fatma ka qenë reperi i njohur nga Kosova, Ledri Vula.
Pasi ndarja nga e dashura ka bërë mjaft bujë, ai është pyetur nëse ka qarë për të.
Mirëpo, Ledri e ka mohuar këtë gjë duke thënë se ai ka ndjenja sepse është njeri, porse nuk qan asnjëherë për këto gjëra.
Do të qante vetëm në qoftë se do të humbte një njeri shumë të afërt dhe ka treguar pikërisht një rast të tillë.
“Kur më vdiq gjyshi kam qarë si fëmijë. Nëse qan nuk bëhesh as më pak mashkull as më pak burrë”, ka thënë reperi. /Telegrafi/