Artisti shumë i dashur për publikun shqiptar Ledri Vula, ka anuluar koncertin në Firence të Italisë, pasi ka bërë të ditur se ka probleme me shëndetin.
Përmes një fotografie të publikuar në Facebook, Ledri u ka kërkuar falje fansave të tij pasi nuk do të jetë prezent në koncert.
“Hello my shqipez in Italy, Firence #galisia. Kerkoj falje, po per shkaqe shendetsore sot sjom prezent ne event. I promise, kena mu pa shpejt. Per ni nate t’pa harrushme. Love, Ledri”, shkrun këngëtari.
Ndryshe Ledri mbrëmë solli dy këngë me Flori Mumajesin, “Beautiful” dhe “Nuk ma la”.