Ledri Vula së fundmi lansoi projektin e ri “A jena Mirë”.
Projekti i cili u tha se është dedikim për ish të dashurën e tij, Adela Sollakun, po shënon sukses të madh.
Megjithatë, ky nuk do të jetë fundi për Ledrin për këtë vit.
Për Prive, ai ka treguar se do të lansojë edhe një këngë deri në fund të vitit, me çka ai do të vë qershinë mbi tortë.
Ledri po ashtu nuk ka hedhur poshtë mundësinë e bashkëpunimeve me shokët e tij reperë, teksa tha se gjëja e radhës do të jetë diçka “e trentë”. /Telegrafi/