Site icon Telegrafi

Ledri paralajmëron “gjithçka” deri verën e ardhshme

Pas këngës “A jena mirë”, Ledri Vula zbuloi se deri në verën e ardhshme do të publikohen shumë këngë nga ai.

I ftuar në emisionin NIN në Klan Kosova, reperi tha se do të ketë “gjithçka” – këngë të shumta, disa solo e disa bashkëpunime.

Ai tha se i preferon bashkëpunimet me miqtë e tij, por nuk ka dhënë detaje se me cilin prej tyre do të jetë bashkëpunimi i radhës.

Ledri padyshim që foli për këngën e tij të fundit të cilën e publikoi pak ditë më parë, duke thënë se kjo këngë ishte e gatshme që prej para sezonit të verës, por e cila nuk kishte tekst deri së fundmi. Kënga me muzikë të punuar nga BigBang, e me tekst nga vetë reperi, ka mbledhur mbi një milion shikime për vetëm pak ditë.

Exit mobile version