Telegrafi

Ledri nuk është aq i mirë në ‘basketboll’ sa mendonim, shikoni se çfarë nuk shënoi (Foto)

Reperi i njohur Ledri Vula ka potencuar gjithmonë nëpër intervista të ndryshme se dashuritë e tij të mëdha janë dy, Rap-i dhe Basketbolli.

Ai gjithashtu ushtron vazhdimisht basketboll, teksa nuk i humbet asnjë lojë e këtij sporti pa e ndjekur me vëmendje.

Reperi preferon të luajë shumë shpesh basketboll, gjersa di ta ushtrojë këtë sport si një basketbollist i shkëlqyer.

Lexo po ashtu Jo vetëm Ledri, por edhe Majk po del të jetë i shkëlqyer në basketboll (Video)

Por si çdo lojtar, edhe Ledri nganjëherë mund të mos qëllojë në shenjë.

Së fundmi, ai ka publikuar një video në Instagram Story ku shfaqet bashkë me miqt e tij në aeroport, teksa mundohet të hudhë një shihe të vogël nga largësia, në koshin e plehërave.

Duke pyetur kolegun e tij 2 Ton nëse ai do mund t’ja qëllojë, reperi u përgjigj me “Po”, por që në fakt ndodhi komplet e kundërta. Ai nuk ia arriti që të ‘shënojë’. /Telegrafi/

Ledri nuk ‘shënon’ në kosh. Foto nga Instagram Story.