Reperi i njohur Ledri Vula ka potencuar gjithmonë nëpër intervista të ndryshme se dashuritë e tij të mëdha janë dy, Rap-i dhe Basketbolli.
Ai gjithashtu ushtron vazhdimisht basketboll, teksa nuk i humbet asnjë lojë e këtij sporti pa e ndjekur me vëmendje.
Reperi preferon të luajë shumë shpesh basketboll, gjersa di ta ushtrojë këtë sport si një basketbollist i shkëlqyer.
Por si çdo lojtar, edhe Ledri nganjëherë mund të mos qëllojë në shenjë.
Së fundmi, ai ka publikuar një video në Instagram Story ku shfaqet bashkë me miqt e tij në aeroport, teksa mundohet të hudhë një shihe të vogël nga largësia, në koshin e plehërave.
Duke pyetur kolegun e tij 2 Ton nëse ai do mund t’ja qëllojë, reperi u përgjigj me “Po”, por që në fakt ndodhi komplet e kundërta. Ai nuk ia arriti që të ‘shënojë’. /Telegrafi/