Telegrafi

Ledri Kurti dhe Mimoza Sali fituese në Takimet e Poeteshave

Hajdin ISLAMI

Në emër të Qeverisë së Kosovës me një fjalë rasti të pranishmit i ka përshëndetur zv/kryeministri Hajredin Kuçi, i cili është shprehur se Qeveria e çmon mendimin e lirë dhe shprehjet letrare.

Ndërsa Kryetarja e Këshillit Organizativ, Xhevahire Izmaku, në fjalën e saj hyrëse në këto takime letrare ka çmuar lartë kontributin e këtyre takimeve në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të mirëfillta kulturore dhe letrare.

Juria e festivalit në përbërje të së cilës ishin:Avdullah Konushevci, Xhevahire Izmaku si dhe Bedri Tahiri kanë vendosur që dy poeteshat Ledri Kurti dhe Mimoza Sali të jenë fituese të vendit të parë, kurse fituese të vendit të dytë janë shpallur Aida Rexhepi dhe Kozeta Zavalani, fituese të vendit të tretë janë shpallur Meri Lala dhe Marjela Mango.

Drejtoria për Arsim në Vushtrri po ashtu ka ndarë dy çmime speciale për Etleva Tafën dhe Merushe Gjoshaj. Këto takime janë mbyllur për këtë vit me një tribunë letrare me temë “Poezia e Lasgush Poradecit” si dhe me një program të pasur kulturo-artistik.