Site icon Telegrafi

Ledri kujdeset për atmosferën para shfaqjes së Ritës në skenë

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është duke u mbajtur koncerti madhështor për nder të festës së Pavarësisë së Kosovës.

Para fillimit në ekran ishte shfaqur bashkëpunimi i ri i artistëve nga Kosova me këngën kushtuar vendit të tyre.

Me rastin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës është realizuar ky projekt muzikor që është sponsorizuar nga Presidenca e Republikës.

Kënga është realizim i Yll Limanit, Lind Islamit, Yllka Kuçit dhe Adelina Thaçit.

Më pas, në skenë ka dalë autori i shumë hiteve, Ledri Vula.

Reperi, i cili e ka nisur performancën e tij me hitin “Kings” dhe ka vazhduar me “Krejt shokt e mi”, “SRMN” e të tjera, e ka nxehur atmosferën para shfaqjes së yllit kryesor të mbrëmjes.

 

“Më shumë se i lumtur për të festuar dhjetëvjetorin e shtetit tonë”, ka thënë Ledri me këtë rast duke kërkuar nga publiku që të thonë dhjetë pasi ai thoshte Kosova.

 

Më pas reperi ka vazhduar me interpretimin e hiteve të tij të shumta duke i përfshirë edhe bashkëpunimet me artistët tjerë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version