Telegrafi

Ledri konfirmon kthimin në muzikë

Telegrafi kishte raportuar muaj më parë se Ledri do t’i kthehet muzikës, por jo duke iu ribashkuar ‘labelit’ Babastars.

Është vet Ledri ai që ka konfirmuar rikthimin në muzikë për emisionin Prive në Klan Kosova, emision që kishte përgënjështruar raportin tonë muaj më parë.

Ledri Vula do të kthehet, por jo me ndonjë ‘label’, mirëpo solo.

Reperi njihet për hitet e tij të mëdha në kuadër të grupit Skill bashk me Visarin, teksa pritet të shohim se cilat do të jenë befasitë e tij për fansat në atë që konsiderohet rikthim i tij sensacional në skenën e hip hopit. /Telegrafi/