Site icon Telegrafi

Ledri flet për Dafinën, ja që sa nuk janë takuar dhe çfarë vlere ka ajo për të

Superylli i muzikës hip hop, Ledri Vula, ka performuar për herë të parë pas tri vitesh me Dafinën në Tiranë.

Ata performuan në Folie Terrace, ku ndezën atmosferën në maksimum, teksa Ledri foli më pas për inTV, ku ka treguar detaje të karrierës.

Lexo po ashtu Festa erotike në banesën e Dafina Zeqirit (Foto)

“Me Florin, që është artist i madh për mua, kemi dashur të lansojmë edhe mesazh, jo vetëm këngë të bukur. Jam i kënaqur me projektet”.

“Me Dafinën në skenë ndihem shumë mirë. Gjithmonë ndihesh mirë me një njeri që e ki “haver”, potencoi ai.

Lexo po ashtu Nuk do ta besoni deklaratën e fundit të Skivit për Ledrin (Video)

Ledri foli edhe për relacionin me Dafinën, tekas ai zbuloi që sa nuk është takuar me Dafinën, shkruan Telegrafi.

“Me Dafinën për herë të fundit jam parë në Belgjikë, më 17 shkurt ku kemi performuar bashkë. Dafinën e kom… (qesh)… e kom shumë haver”, deklaroi Ledri.

Dafina dhe Ledri dikur ishin çift i dashuruar, por që pas problemeve të mëdha u ndanë. Ata u bashkuan por vetëm si miq për disa koncerte, kurse sot janë të lumtur me të dashur të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version