Telegrafi

Ledri emocional pas ndarjes nga Adela: E dua, personi më i mirë i jetës time (Video)

Ledri Vula është paraqitur në emisionin Top Show në Top Channel ku është shfaqur tej mase emocional në raport me tashmë ish të dashurën e tij.

Ledri ka refuzuar të flasë në detaje për lidhjen, ndonëse aludoi se më nuk është bashkë me Adelën, teksa thotë se dëshiron ta mbrojë sepse ajo nuk është person publik.

Lexo po ashtu Premierë: Ledri Vula vjen me "A jena mirë" (Video)

I pyetur se nëse e do Adelën, ai pranoi një gjë të tillë, duke thënë se është personi më i mirë që ka takuar në jetë, shkruan Telegrafi.

Adela dhe Ledri…

Në pyetjen se nëse ata mund të jenë bashkë sërish, Ledri u shpreh emocional.

“Mbase, ku i dihet”, u shpreh Ledri në këtë pyetje.

Ledri dhe Adela u shfaqen hapur në foto të publikuara nga familjarë të tyre, ndonëse vet reperi kurrë nuk konfirmoi një gjë të tillë. /Telegrafi/