Ledri Vula është paraqitur në emisionin Top Show në Top Channel ku është shfaqur tej mase emocional në raport me tashmë ish të dashurën e tij.
Ledri ka refuzuar të flasë në detaje për lidhjen, ndonëse aludoi se më nuk është bashkë me Adelën, teksa thotë se dëshiron ta mbrojë sepse ajo nuk është person publik.
I pyetur se nëse e do Adelën, ai pranoi një gjë të tillë, duke thënë se është personi më i mirë që ka takuar në jetë, shkruan Telegrafi.
Në pyetjen se nëse ata mund të jenë bashkë sërish, Ledri u shpreh emocional.
“Mbase, ku i dihet”, u shpreh Ledri në këtë pyetje.
Ledri dhe Adela u shfaqen hapur në foto të publikuara nga familjarë të tyre, ndonëse vet reperi kurrë nuk konfirmoi një gjë të tillë. /Telegrafi/