Dje ishte anuluar promovimi i klipit të ri në tregun muzikor shqiptar shkaku i tragjedisë në Velipojë dhe humbjes së jetë së disa qytetarëve si pasojë e aksidenteve në Kosovë.
Por, Ledri Vula dhe Buta kanë sjell projektin e ri muzikor të shumëpërfolur.
“Mbi re”, titullohet kënga e re e dyshes, të cilën e kanë shoqëruar me videoklip.
Këtë të fundit e ka punuar videoproduksioni i njohur Supercut.
Ndryshe, dyshja do të sjell edhe këngë të reja ndaras gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/