Reperi i njohur, Ledri Vula, është duke shijuar disa ditë pushimi larg aktiviteteve të zakonshme.
Ai është nën shoqërinë e partneres së tij, Sara Hoxhës dhe disa miqve të tyre të përbashkët.
Çifti, që kanë nisur pushimet e para për vitin 2022, si destinacion kanë zgjedhur Banskon, në Bullgari.
Ata siç shihet në bazë të disa pamjeve në rrjete sociale po argëtohen mjaft shumë.
Pushimet e Vulës vijnë pas një viti të suksesshëm me plot projekte të suksesshme e bashkëpunime.
Ai edhe këtë vit ka nisur punën për prurje të reja muzikore dhe një të tillë do ta sjellë së shpejti në bashkëpunim me MC Kreshën dhe Lyrical Son.
Kjo do të jetë pjesë e albumit të anëtarëve të PINT i quajtur “Muzikë e Alltisë”. /Telegrafi/