Telegrafi

Ledri dhe Lumi B me këngë për shoqërinë (Video)

Ledri Vula dhe Lumi B kanë ardhur me një bashkëpunim të ri, të cilin e kanë realizuar me videoklip.

Kënga mban titullin “Krejt shokt e mi” dhe pritet të pasojë sukseset e disa prej hiteve paraprake të dy reperëve.

Drejt një tjetër suksesi

Ky projekt është prodhim e superproducentit Big Bang, gjegjësisht produksionit REDBOX Entertainment.

Tekstin, si zakonisht, e kanë shkruar vet reperët për pjesët e tyre.

Ana vizuale i është besuar regjisorit Valon Aziri. /Telegrafi/