Ledri Vula dhe Lumi B kanë ardhur me një bashkëpunim të ri, të cilin e kanë realizuar me videoklip.
Kënga mban titullin “Krejt shokt e mi” dhe pritet të pasojë sukseset e disa prej hiteve paraprake të dy reperëve.
Ky projekt është prodhim e superproducentit Big Bang, gjegjësisht produksionit REDBOX Entertainment.
Tekstin, si zakonisht, e kanë shkruar vet reperët për pjesët e tyre.
Ana vizuale i është besuar regjisorit Valon Aziri. /Telegrafi/