Site icon Telegrafi

Ledri dhe Gjiko e kallin në Gjakovë, spektakël i pa parë ndër vite në Hangover (Foto)

Hip hop superylli, Ledri Vula dhe ylli i ri i hip hopit, Gjiko, kanë realizuar një prej spektakleve më të mëdha të kësaj vere në skenën muzikore shqiptare.

Ledri i cili është në turneun veror, dhe Gjiko i cili po ashtu nuk po ndalet me koncerte, bashkuan forcat për një koncert të përbashkët në Gjakovë.

Telegrafi ishte i pranishëm në këtë eveniment të madh, ku ishin të pranishëm hiq më pak se rreth katër mijë persona, çka e bëri këtë një prej koncerteve më të mëdha këtë verë.

Dhe natyrisht, as performanca nuk ishte më ndryshe.

Pasi atmosfera u nxehë nga deejayt resident Fidani dhe Onufri, gjithçka më pas kaloi në trans kur Gjiko u ngjit në skenë për të çuar gjithçka në ajër.

“Hajt, Hajt”, “Si me Def” dhe “MSD” u kënduan njëzëri nga Gjiko dhe i gjithë publiku, çka e dëshmon se ai tashmë është një artist në të cilin të gjithë duhet të llogarisin, flasim për majen e hip hopit.

Pasi Gjiko e nxehu në maksimum atmosferën, Gramo F u përkujdes që Ledri Vulës t’i sigurohej një hyrje fenomenale në skenën e madhe të Hangover Club.

Lexo po ashtu Bashkëpunim nga Ledri dhe Gjiko

“Trophies” nga Drake parapriu hyrjen e Ledrit në skenë, ashtu siç vërtet u ngjanë edhe kampionëve siç është Ledri, për plot me trofe.

Kur u ngjit Ledri në skenë, për një moment heshtja kaploi të gjithë, para se heshtja të shndërrohej në shpërthim emocional me projektin “Kings” i cili u këndua një zëri nga i gjithë publiku, ashtu sikurse e do zakoni për një prej hitbërësve më të mirë të skenës.

Femrat çmendeshin jo pas tij, por pas thjeshtësisë së tij, dhe madhështisë që ai transmetoi përreth tij në skenën e madhe, ndërsa meshkujt ai i bëri të ndiheshin të fuqishëm dhe të motivuar me performancën e tij.

Hitet e tij “Beautiful” dhe “Nuk ma la” u kënduan bashkë me publikun duke mos e kontestuar fare se jemi duke folur për dy hite të mëdha të kësaj vere, teksa “Hallakama” drejtuar rivalëve e pa Ledrin duke e çarë skenën.

Me një gotë në dorë duke e kujtuar kohën e kaluar, pasi i çoi të gjithë në këmbë me hitin që e ka me Dafina Zeqirin, Ledri bashkë me publikun i dha fund spektaklit një orësh të tij me këngën “1 Got për Ty”, e ku në fund e piu gotën siç thotë populli në “eks” duke lënë vend për tjera performanca të tilla spektakolare në të njëjtën skenë të madhe.

Ledri dhe Gjiko më pas vazhduan për në Coco Club në Ferizaj, teksa kjo Hangover do të vazhdojë me mbrëmjet e tilla të mëdha, ndonëse atë që bënë Ledri dhe Gjiko është vështirë të përsëritet. /Telegrafi/

Exit mobile version