Telegrafi

Ledri dhe Buta shtyjnë lansimin e klipit në nder të viktimave nga aksidenti dhe tragjedisë në Velipojë (Foto)

Hip hop superylli, Ledri Vula, ka shtyrë lansimin e videoklipit të ri në bashkëpunim me Butën.

Shtyrjen e lansimit të klipit e ka konfirmuar AVD Digital në faqen zyrtare, që është edhe distributori digjital i projekteve të Ledrit.

Si arsye e shtyerjes së lansimit të klipit i planifikuar të lansohej sot, përmendet aksidenti i rëndë që ka ndodhur në Prishtinë ku vdiqën katër persona.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ledri Vula

Po ashtu, si arsye tjetër përmendet edhe tragjedia në resortin turistik në Velipojë ku po ashtu ka viktima.

Ky mund të vlerësohet si një gjest mjaft solidarizues nga artistët të cilët kanë respektuar viktimat e dy tragjedive që ndodhën sot.

Ndryshe, ky projekt pritet ta katapultojë Butën në skenën muzikore shqiptare, pasi tashmë ndër adhuruesit e hip hopit ai është një emër shumë i njohur.

Bashkëpunimi i tyre titullohet “Mbi Re” dhe është një manifest hip hopi. /Telegrafi/