Telegrafi

Ledioni me mesazh romantik për të dashurën Sarën (Foto)

Ledion Liço njihet për sensin e madh të humorit dhe faktin se ka provokuar shumë artistët së fundmi.

Ai ka qenë prezent në skenën e Top Awards ku ka prezantuar, tekas e dashura e tij ishte në rreshtin e parë si një prej të ftuarave speciale.

Natyrisht, dyshja nuk ka munguar në tapetin e kuq, shkruan Telegrafi.

Dhe Ledioni ka shfrytëzuar një mënyrë unike për të komplimentuar të dashurën e tij.

“Nëse sensi im i humorit do të mund të arrinte bukurinë tëndë”, u shpreh Ledioni në foton e publikuar në Instagram.

Mjaft unik Ledioni. Por, sensi i tij i humorit nxiti tejet shumë polemika. /Telegrafi/