Çifti i njohur, Ledion Liço dhe Sara Hoxha, janë kthyer në personazhet më të dashur për publikun.
Së fundmi, ata kanë vizituar qytetin e Dubait, për të kaluar disa ditë pushimi në qytetin e ngrohtë.
Ka qenë Ledioni ai i cili ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shihet nën shoqërinë e Sarës në një nga shkretëtirat jashtë qytetit, teksa merr një përqafim të ngrohtë nga ajo.
Prezantuesi e ka krahasuar këtë imazh me Aladinin dhe Jasminën e përrallës së mrekullueshme “Llamba e Aladinit”, të cilët edhe pse të paragjykuar e çuan deri në fund dashurinë e tyre.
Mesa duket edhe çifti i njohur kanë vendosur t’i lënë anash thashethemet që janë përfolur për lidhjen e tyre, dhe të vazhdojnë jetën si është më së miri. /Telegrafi/