Duket si një shaka mes miqsh, por në fakt komentet e Ledion Liços se kolegia e tij Xhemi Shehu po mendon të botojë një libër erotik, ka bërë që publiku të aludojë që vërtet mund të ndodh një gjë e tillë.
Gjithçka nisi nga një postim i Arbana Osmanit në Instagram, e cila shfaqte librin “Përrallat e Pitilushes”, për të cilin thotë se ia lexon çdo natë djalit të saj.
Njëra nga autoret e këtij libri në fakt është gazetarja e njohur Rudina Xhunga, ish-moderatore në Top Channel, e cila ka reaguar me komente duke përshëndetur Arbanën, si dhe duke i thënë kolegut Eno Popi që të blej edhe ai një libër të tillë për veten dhe mikun e tij Ledion Liço.
Ndërkohë, ky i fundit ka replikuar menjëherë me komente gjithashtu, duke befasuar teksa citon fjalët: “Rudina, ti rrofsh po unë pres librin erotik nga Xhemi Shehu”.
Ndërsa më pas e fundit është Rudina ajo që komenton dhe shkruan: “Uee Xhemi, gati libri dmth? Ua mrekulli!”.
Në gjithë këtë ‘vorbull’ komentesh mes miqsh nuk duket fare e apostrofuara Xhemi Shehu, e cila nuk ka reaguar me ndonjë koment për të treguar nëse është e vërtetë do të realizojë ndonjë libër erotik apo jo? /Telegrafi/