Moderatori i njohur i “Top Channel” Ledion Liço ka realizuar së fundmi një ‘video live’ për fansat e tij në rrjetin social “Instagram”.
Mes shumë pyetjesh që iu bënë atij, shumica prej tyre kishin të bënin me jetën private.
Njëra ndër pyetjet e cila iu adresua ishte nëse ai jeton me vjehrrën, teksa me sarkazëm moderatori është përgjigjjur: “Për Londonin kujdeset gjyshja e tij e cila jeton sipër nesh”.
Me këtë ai ka treguar se djali i tij ka pranë të gjithë pjestarët e familjes.
Liço gjithashtu ka zbuluar një tjetër ‘sekret’ në përgjigjjen e pyetjes se çfarë shampo përdor, duke thënë se përdor një nga ato të Sarës. /Telegrafi/