Para dy vitesh, në vitin 2016, Top Channel lajmëroi mbylljen e spektaklit “Top Fest” për të nisur më pas “Top Music Awards”.
Pas qershorit të atij vitit, TMA nuk u pasua me një edicion të dytë duke krijuar përshtypjen se nuk do të transmetohet me.
Ama, mëngjesin e sotëm, moderatori i “The Voice Kids”, Ledion Liço ka dhënë lajmin e mirë: Top Awards do të rikthehet!
“Mezi po pres për ardhjen e Top Awards”, – shkruan Liço në foton ku shfaqet gjatë konferencës për shtyp para shpalljes së nominineve.
Jemi të gjithë kuriozë të dimë se çfarë po përgatisin Ledioni dhe skuadra e Top Channel për ne këtë vit, shkruan Blitz.
Ky ishte spektakli më i shikuar i ndarjes së çmimeve, por jo pa polemika.
Kujtojmë se Noizy ishte përfshirë në luftë publike me Top Median për këtë ngjarje.