Telegrafi

Ledina shfaqet me pizhama pas përfundimit të festivalit, tregon kush ia hoqi ngarkesën emocionale (Foto)

Këngëtarja Ledina Çelo është paraqitur mbrëmë (e mërkurë) në Festivalin e Këngës në RTSH pas shumë vitesh mungesë, kësaj radhe si prezantuese.

Ajo mahniti publikun me prezantimin dhe qëndrimin e saj skenik, teksa u kritikua më pas për veshjen ekstravagante në pjesën e dytë të mbrëmjes, e cila irritoi në masë të madhe shikuesit e festivalit.

Lexo po ashtu Kjo ishte paraqitja e Ledina Çelos në festivalin e RTSH-së me fustanin transparent (Foto)

Megjithatë, mbrëmja ka përfunduar me sukses, dhe Ledina arriti që të mposhtë mjaft mirë emoiconet e skenës, të cilat sigurisht që për kaq vite mungesë rriten edhe më shumë.

Ledina ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram pas përfundimit të festivalit, ku shfaqet me pizhama në dhomën e gjumit, teksa bëhet gati për të pushuar pas një nate të lodhshme.

Ledina Çelo pas përfundimit të festivalit. Foto nga Instagram Story.

Pranë saj gjendej edhe vajza e vogël, e cila po i dhuronte mamasë një çokollatë të vogël, teksa gëzimi i fëmijëve duket se e ka bërë Ledinën të ndjehet më e çliruar.

Lexo po ashtu "Shiu" i Yll Limanit, ndër këngët pretendente në Festivalin e RTSH-së (Video)

Kështu të paktën ka bërë të ditur ajo përmes mbishkrimit të fotografisë, ku ka shkruar: “Ja kush më hoqi gjithë ngarkesën emocionale pas Festivalit”. /Telegrafi/