Telegrafi

Ledina Çelo shfaqet atraktive nga pushimet në Kroaci

Këngëtarja e njohur Ledina Çelo ka kohë që nuk ka sjell për publikun ndonjë projekt të ri muzikor.

Megjithatë, ajo vazhdon të jetë e përfolur në media, kjo për shkak të imazheve që ndan me fansat në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft e ndjekur.

Së fundmi, ajo ka treguar se ndodhet në pushime me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

Lexo po ashtu Dukja e Ledina Çelos në vitin 1997, sa ka ndryshuar me kalimin e viteve këngëtarja

Ajo dhe burri i saj, boksieri Naim Kabashi, kanë zgjedhur bregdetin e Kroacisë si destinacionin e tyre për pushime këtë vit.

Foto: Ledina Çelo/InstaStory

Ledina ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive, teksa vë në pah linjat e saj trupore.

Në një tjetër imazh, ajo prezanton bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj: Merlisin dhe Perianën.

Duket se pas pushimeve, çifti do të kthehet edhe në Kosovë për disa ditë tek familjarët e Naimit, teksa edhe Ledina shfrytëzon rastin për të vizituar familjarët e saj në Shqipëri. /Telegrafi/