Këngëtarja e njohur Ledina Çelo ka kohë që nuk ka sjell për publikun ndonjë projekt të ri muzikor.
Megjithatë, ajo vazhdon të jetë e përfolur në media, kjo për shkak të imazheve që ndan me fansat në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft e ndjekur.
Së fundmi, ajo ka treguar se ndodhet në pushime me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.
Ajo dhe burri i saj, boksieri Naim Kabashi, kanë zgjedhur bregdetin e Kroacisë si destinacionin e tyre për pushime këtë vit.
Ledina ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive, teksa vë në pah linjat e saj trupore.
Në një tjetër imazh, ajo prezanton bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj: Merlisin dhe Perianën.
Duket se pas pushimeve, çifti do të kthehet edhe në Kosovë për disa ditë tek familjarët e Naimit, teksa edhe Ledina shfrytëzon rastin për të vizituar familjarët e saj në Shqipëri. /Telegrafi/