Është kthyer nga Gjermania bashkë me familjen për të kaluar disa ditë pushimi në plazhet e jugut.
Fjala është për këngëtaren e njohur shqiptare, Ledina Çelo, e cila nuk i kursen fotografitë në rrjetet sociale, derisa vë në pah linjat trupore.
Disa të tilla i ka ndarë edhe gjatë ditës së sotme (e enjte), e veshur me një palë bikini të bardha dhe duket mjaft atraktive.
“Një kohë shumë e mirë në shtetin tim të bukur”, ka shkruar 42-vjeçarja, ku në fotografi shfaqet me të bijën.
Artistja Çelo është martuar në vitin 2009 me ish-kampionin e kickbox-it, Naim Kabashin.
Biondja ka kohë që nuk ka qenë aktive në muzikë, por që vazhdon të mbahet mend për hitet e vjetra që ka realizuar. /Telegrafi/