Ledina Çelo ka kohë që nuk ka sjell për fansat e saj ndonjë projekt të ri muzikor duke u përqendruar në jetën familjare.
Por, kjo nuk do të thotë se këngëtarja të mos jetë afër fansave të shumtë, ku herë pas here komunikon përmes rrjeteve sociale.
Ajo po vazhdon të publikojë imazhe dhe video të ndryshme në llogarinë personale në Instagram dhe një të tillë e ka publikuar pak çaste më parë.
https://www.youtube.com/watch?v=-K2TrZb2pIo
Bukuroshja shqiptare shihet duke marrë poza joshëse pranë një pasqyre gjersa ishte në shtëpi në Gjermani.
Të njëjtat lëvizje, por jo para pasqyrës kishte bërë edhe aktorja e famshme amerikane, Sharon Stone, në filmin kult, “Basic Instict”.
Ndryshe, këngëtarja shqiptare është e martuar prej vitesh me Naim Kabashin, dhe së bashku kanë dy fëmijë: një djalë dhe një vajzë. /Telegrafi/