Telegrafi

Ledina Çelo nuk e ndjen të ftohtin, shfaqet me robdeshambër në dëborë

Këngëtarja e njohur, Ledina Çelo, ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor.

Megjithatë, ajo vazhdon të jetë e pëlqyer dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Foto: Ledina Çelo/Instagram[/caption]

Ajo ka pozuar në një tarracë të mbuluar nga dëbora, ndërsa ishte e veshur vetëm me robdeshambër.

Kjo ka treguar se këngëtarja nuk e ndjen edhe aq shumë të ftohtin, përderisa ka rrezikuar kaq shumë për të realizuar këto imazhe.

Foto: Ledina Çelo/Instagram

Mesa duket, ajo ka shijuar qëndrimin dhe inspirimin në dëborë, e cila ka mbuluar një pjesë të mirë të shteteve evropiane.

Ledina përndryshe po shijon pushimet dimërore bashkë me familjen e saj në Kitzbuhel – Tirol të Austrisë. /Telegrafi/

Foto: Ledina Çelo/Instagram