Telegrafi

Ledina Çelo i rikthehet skenës

Në bashkëpunim me Max Production, Ledina Çelo u rikthye nga Gjermania dhe realizoi klipin më të ri të saj të quajtur “ Më ndez”, një realizim i përbashkët me Dren Abazi.

Në këtë klip, shfaqet edhe vet këngëtarin kosovar Dren Abazi, pjesëtari i grupit Zig Zag Orkestra, i cili edhe më parë ka pasur bashkëpunime të suksesshme me këngëtarë nga Shqipëria.

Ledina së fundi kishte lënë anash muzikën për t’iu përkushtuar jetës private, sidomos në rritjes e fëmijës së saj të parë. /Telegrafi/