Telegrafi

Ledi: Shava mënyrën si fliste Dafina, jo gjuhën e saj

“Në adresën time elektronike në rrjetin social Facebook kam marrë shumë komente, disa persona nuk e kanë kuptuar domethënien time që e kam thënë për Dafinën. Në fakt unë nuk po shaja gjuhën që fliste Dafina në emision, por mënyrën që fliste. Ajo paraqitej sikur nuk donte të fliste, sikur ishte shumë më e mirë sa për të qenë aty, sikur e kishte sjellë dikush me zor, jo sikur kishte qejf të ishte aty”, ka thënë Ledi për Zëri.

Ndryshe, ajo ka njoftuar se aktualisht është duke bërë një udhëtim nëpër Evropë, ku po viziton disa vende që nuk i ka parë deri më tani.

Sa i përket jetës private, këngëtarja ka thënë se nuk është në lidhje, ndërsa pas kthimit nga Evropa, do të nisë punën për dy këngë të reja, të cilat do ti përgatitë në Shqipëri. /Telegrafi/