Telegrafi

Ledhatonte tjetrin në park, bashkëshorti e zbulon në Google Maps (Foto)

Derisa po kërkonte për një rrugë alternative nga do të kalonte më shpejtë për në punë, një burrë i paemëruar nga Lima e Perusë, zbuloi tradhtinë e bashkëshortes.

Në pamjet e Google Maps, ai pa gruan e tij që e ledhatonte tjetrin, që ishte shtrirë në ulësen e parkut dhe kishte mbështetur kokën në prehrin e saj, transmeton Telegrafi.

Pasi pamjet nga të gjitha anët përputheshin me dukjen dhe veshjen e bashkëshortes, ai e paditi në gjyq dhe kërkoi të shkurorëzohet prej saj.

Fillimisht, ajo hodhi poshtë mundësinë se është duke tradhtuar, por me faktet që tregonin të kundërtën, pranoi ka kishte edhe një lidhje jashtëmartesore.

Kjo mund të jetë hera e parë që shkaktohet ndonjë shkurorëzim si pasojë e Google Maps, por jo edhe hera e parë që në to janë parë edhe skena bizare.

Njerëz të veshur si pinguin, një njeri të arratisur, çifti duke kryer marrëdhënie seksuale pranë veturës dhe një grua duke lindur, janë disa prej skenave që janë parë në këto harta. /Telegrafi/