Site icon Telegrafi

Ledhatime dhe puthje, Enca: Skena më e nxehtë që kam xhiruar ndonjëherë

Këngëtarja Enca Haxhia ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor “Dua”.

Kënga është ritmike e zhanrit R&B, dhe flet për një dashuri të dyfishtë mes një çifti.

Me skena të nxehta, ledhatime dhe puthje ka bërë që videoja të përflitet tejet shumë në rrjetet sociale.

Skena e puthjes me modelin portugez i ka pëlqyer edhe bukuroshes sonë, e cila këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram.

“Skena më e nxehtë që kam xhiruar ndonjëherë! Gjithashtu pjesa ime e preferuar e këngës. Mbylli sytë nëse je i ndjeshëm ndaj skenave me puthje”, ka shkruar Enca në Instagram.

Lexo po ashtu Modeli që është pjesë e klipit 'të nxehtë' me Encën: Mund të duket si klip, por për mua ishte diçka më shumë se kaq

Ndryshe, ka folur edhe modeli që shfaqet në video, Pierluigi Fracassi, i cili ka thënë se “Mund të duket si video klip, por për mua është më shumë se kaq, një kujtim nga një kohë e mrekullueshme e shpenzuar me njerëz të mrekullueshëm”.

Theksojmë se videoja e këngës deri më tani është shikuar mbi 1.4 milion herë në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version