Telegrafi

Ledesma kërkohet nga Milani

Il Corriere dello Sport shkruan se Massimiliano Allegri e sheh si opsion të shkëlqyeshëm Ledesman për mesfushën, aty ku dhe pritet ta zëvendësojë Rino Gattuson.

Ariedo Braida ka marrë urdhër nga krerët e Milanit për të finalizuar këtë transferim që do t’u kushtojë Rosonerëve 6-7 milionë euro, ndërsa ai pritet të luajë aty ku luan sot Pirlo, pasi që ky i fundit do të shfrytëzohet si trikuartist prapa sulmuesve. /Telegrafi/