Site icon Telegrafi

Led Zeppelin, Deep Purple, Metallica – plagjiatorë!?

1. Metallica

Është ky padyshim një ndër grupet më me ndikim në 30 vitet e fundit. Por, edhe këta janë “ndikuar” nga disa të tjerë.

Dëgjuesit kanë vërejtur se këngët "My Apocalypse”, "End of the Line" dhe "The Day that Never Comes" janë “marrë” nga The Offspring, Pearl Jam dhe Joe Satriani.

Ka po ashtu pretendime se "The Unforgiven II" është frymëzuar nga "Children of the Damned" e Iron Maiden. Por, në fakt të dy këto këngë janë “frymëzuar” nga Jimi Hendrix Experience – kënga "1983… (A Merman I Should Turn to Be)”.

Më poshtë i keni dy video. Krahasojeni këngën "Welcome Home (Sanitarium)” me “Rainbow Warrior” të grupit Bleak House, dhe “Enter Sandman" me “Tapping into the Emotional Void” të grupit Excel.

 

2. Deep Purple

Rifat e kitarës te “Smoke On the Water” i di secili, sepse janë të paharrueshme. Secili, që në momentin që kap kitarën elektrike në dorë, mundohet t’i “nxjerrë” ato. E dinë të kujt janë!? Por, gabim. “Maria Moite” është kënga që e këndon Astrud Gilberto, ndërsa ekzekutimi në piano bëhet nga Gil Evans. Këta janë autorët e parë të kësaj loje të akordeve.

Raste të tilla të “ngjashmërive” vërehen edhe te kënga "Black Night” që për rifa “inspirohet” nga “Summertime” e Ricky Nelsonit; “Burn” që intron e ka nga “Fascinanting Rhythm” e George Gershwinit; “Child Time” si “Bombay Calling” e Beautiful Day…

Më poshtë e keni dëshminë për “Smoke On the Water” dhe këngën “Fireball” që është “huazuar” nga grupi kanadez Warpig dhe kënga e tyre “Rock Star”.

 

3. Led Zeppelin

E ky është rock-grupi mbase më i madh në histori. Por, “Dazed and Confused” është si kënga me të njëjtin titull e Jake Holmesit. Ky i fundit nuk i ka paditur, por ua ka bërë me dije këtë plagjiaturë përmes një letre e cila nuk merr kurrë përgjigje.

Çka ka lidhje kjo, kur ky është grupi që e ka bërë këngën e paharrueshme “Stairway to Heaven”, një nga më të njohurat e më të dëgjuarat në histori. E çuditshme, por edhe kjo këngë është “inspiruar” nga “Taurus” i grupit Spirit. Kitaristi i këtij grupi dhe autori i kësaj kënge e ka ditur këtë. Kur të tjerët kanë shtruar këtë si temë, ai ka thënë: “Lëre fare”!

Dëgjojini më poshtë dëshmitë për këtë.

 
/Telegrafi/
 
Exit mobile version